SHBA e BE, apel Shkupit per zgjedhjet

05/02/2009 16:50

SHBA dhe BE i kane bere te qarte sot Shkupit zyrtar se zgjedhjet e ardhshme lokale dhe presidenciale jane shume te rendesishme per te ardhmen e Maqedonise.

“Zgjedhjet do te jene nje mundesi per qytetaret, lideret e partive politike dhe shtetin qe te tregojne se kane kapacitetet e duhura per te zhvilluar zgjedhje te lira”, ka deklaruar ambasadori i BE, Ervan Fuere, ne nje deklarate te perbashket per shtyp me numrin dy te ambasades amerikane ne Shkup.

Edhe diplomati Thomas Navaratil nga ana e tij beri apel per zgjedhje te lira e demokratike, duke i cilesuar ato si teper te rendesishme per Maqedonine.

Top Channel