Raportuesi i Parlamentit Evropian per Kosoven, eurodeputeti holandez Jost Lagendajk ka deklaruar se per problemet mes Prishtines dhe Beogradit duhet nje “zgjidhje kreative”.

“Nuk eshte reale te pritet qe Serbia te njohe Kosoven dhe te vonohet perafrimi i saj me BE-ne. Prandaj per perafrimin e Prishtines dhe Beogradit duhet nje zgjidhje kreative qe do te ishte ne dobi per te gjithe”, ka pohuar Lagendajk.

Per zgjidhjen e perplasjeve mes Kosoves dhe Serbise ai ka propozuar shembullin e Irlandes se Veriut dhe ate te dy Gjermanive, “te cilat megjithe mosnjohjen e ndersjelle nuk kane penguar njera-tjetren ne aktivitetet nderkombetare”.

Top Channel