Greqi, shperthim ne zyren e zv/ministrit te Brendshem

05/02/2009 11:30

Tjeter incident ne Athine, kesaj radhe ne zyren e zevendesministrit grek te Puneve te Brendshme, Hristos Markojanakis.

Nje shperthim ndodhi ne zyren e tij, ne lagjen Kolonak, te Athines, duke shkaktuar zjarr dhe deme materiale.

Zevendesministri grek i Puneve te Brendshme, kohet e fundit ka qene objektiv i kritikave te ashpra per shkak te sjelljes agresive te policise ndaj manifestuesve.

Policia, nderkohe, ka nisur hetimet per te gjetur autoret e vendosjes se eksplozivit dhe per te zbuluar motivet e ngjarjes.

Top Channel