BE, Rehn: Hyrja e Kroacise, e kercenuar

05/02/2009 16:40

Komisioneri evropian per Zgjerimin, Oli Rehn ka deklaruar se mbyllja e negociatave te Kroacise me BE-ne kercenohet nga mosmarreveshjet kufitare mes vendit ne fjale dhe Sllovenise.

Zyrtari evropian ka bere te ditur se gjate dy javeve te ardhshme do te formohet nje grup ekspertesh nga BE, te cilet do te japin rekomandimet e tyre per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.

“Nese gjendet nje zgjidhje per kete problem dhe nese Kroacia perforcon perpjekjet ne luften kunder krimit dhe korrupsionit, atehere negociatat mund te perfundojne me 31 dhjetor”, ka pohuar Rehn. Megjithate, ai ka shtuar se cdo dite rritet rreziku qe ky afat te mos permbushet.

Top Channel