“Serbia te pranoje realitetin e Kosoves se pavarur”. Keshtu ka deklaruar ambasadori i Britanise ne Beograd, Stephen Wordsworth.

Ai i ka kujtuar Beogradit se Kosoven e kane njohur 22 vende anetare te Bashkimit Evropian dhe se nuk do te kete serish tryeze bisedimesh per statusin. Ambasadori britanik ka shtuar se mosnjohja e shtetit te ri nga disa vende te Azise, Afrikes dhe Amerikes Jugore, ka ardhur si pasoje e qendrimit kunder pavaresise te shprehur nga Rusia dhe Kina.

Persa i perket shprehjes se Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves, Wordsworth tha se vendimi i saj do te jete vetem keshillues. Deklarata e ambasadorit eshte pjese e nje interviste dhene per gazeten “Dnevnik”.
 

Top Channel