Te vegjlit, akuza ndaj partive te medha ne Maqedoni
04/02/2009 08:55
Dy parti te vogla kane akuzuar partite e medha ne Maqedoni se kane penguar mbledhjen e nenshkrimeve per te perkrahur kandidatet e tyre per president.
Akuzat kane ardhur nga perfaqesues te kandidateve per president, Nevzat Halili dhe Bllagoja Markovski.
Selam Elazi, shefi i shtabit te Halilit thote se edhe BDI edhe PDSH kane penguar kandidaturen e tyre.
Akuza te ngjashme ka bere edhe Zhivko Jankullovski i Partise te Demokrateve te Bashkuar. Partite e medha i kane mohuar keto akuza.
Top Channel