Lidhur me te shenat e armeve te zjarrit te regjistruara paraditen e sotme ne Athine prane ambasades se SHBA, ka reaguar edhe selia diplomatike amerikane ne kryeqytetin grek.

Ne nje prononcim per shtyp, ambasada e cilesoi kete nje ngarje aksidentale dhe qe nuk demton aspak marredheniet dypaleshe.

Sipas policise greke, prej te shtenave, te ndodhura rreth 50 metra larg selise se ambasades, u plagos nje roje private e baneses se ambasadorit amerikan, ndersa personi qe shtiu eshte nje punonjes i forcave te rendit.

Top Channel