Kryeministri i Kosoves duket se ka gjetur emrin qe do te qendroje ne krye te sherbimit inteligjent.

Pas nje periudhe te gjate debatesh e mospajtimesh mes partive politike, si dhe institucioneve nderkombetare ne Prishtine, emri per te cilin duket se jane pajtuar te gjithe tashme eshte Bashkim Smakaj, momentalisht zevendesdrejtor i policise kufitare.   

Burime prane qeverise ne Prishtine thane se Kryeministri rreth ores 15.00 ka derguar emrin e Bashkim Smakaj te presidenti Fatmir Sejdiu.

Ne baze te kompetencave qe i jep Kushtetuta, presidenti i vendit e emeron perfundimisht shefin e Agjensise Kosovare te Inteligjences. AKI, eshte nje institucion qe krijohet per here te pare ne Kosove.

Deri para pak muajsh kane funksionuar sherbimet inteligjente te partive kryesore politike, si ai SHIK, i PDK se dhe Sigurimi i Atdheut, i  LDK- se. Ne baze te ligjit keto sherbime jane shuar dhe shteti i Kosoves duhet te ndertoje nje sherbim inteligjent profesional.  Ndertimi i tij konsiderohet i domosdoshem duke pasur parasysh edhe situtaten teper kaotike, ku me dhjetera sherbime te huaja kane vepruar ne Kosove gjate gjithe ketyre viteve.

Top Channel