Munter: Beogradi te anuloje padine ndaj Kosoves

03/02/2009 11:00

Ambasadori amerikan ne Serbi, i kerkoi Beogradit qe te anuloje padine ndaj Kosoves dhe te vendose marredhenie diplomatike me shtetin e ri.

Duke folur per gazeten serbe “Politika”, kryediplomati amerikan ne Serbi, Cameron Munter kerkoi vendosjen e marredhenieve te fqinjesise, pasi tashme ceshtja e Kosoves ka perfunduar dhe statusi i saj eshte percaktuar.

“Rihapja e diskutimeve per ceshtjen e Kosoves, nuk eshte realiste. Lideret politike ne Serbi dhe ne Kosove duhet te bisedojne si fqinjte te mire dhe te zgjidhin problemet e tyre ne menyren me te mire te mundshme”, tha Munter, gjate intervistes se tij, per median serbe, interviste te ciles i eshte referuar edhe “Washington Post”.

Top Channel