Afganistani, Gates kerkese Obames per trupa shtese

03/02/2009 03:30

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates do t’i paraqese presidentit Barak Obama planin per shtimin e 15 mije trupave ne Afganistan.

Tre burime ushtarake kane pohuar per CNN-in se Gates do te paraqese kerkesen gjate takimit me Obamen dhe zevendespresidentin Joe Biden te henen.

Te premten e shkuar Gates mori planin ushtarak per shtimin e tre brigadave ne zonen e luftes dhe pritet konfirmimi i kreut te Shtepise se Bardhe qe ai te kaloje.

Sipas CNN-it, ne dokument kerkohet dergimi i dy brigadave luftuese, nje nga Kembesoria dhe nje nga Trupat e Marinsave.

Brigada e trete do te perbehet nga trajnues te forces se sigurise afgane.

Top Channel