Situata ne Mitrovice ka qene e qete dhe pa probleme.

Ky eshte vleresimi qe kane kreret lokale te qytetit verior te Kosoves, ne takimin e Komitetit te Sigurise.

Kryetari i Komunes, Bajram Rexhepi nga ana e tij, shpreson se shpejti duhet te filloje edhe puna normale e doganiereve te Kosoves.

Situate te qete dhe pa probleme, e cilesuan edhe perfaqesues te Policise se Kosoves dhe te KFOR-it, te cilet moren pjese ne takim.

Po ashtu ne mbledhjen e perjavshme ishte edhe nje perfaqesues i Forces se Sigurise se Kosoves.

Top Channel