Ndihma e shtetit, Obama kushte bankave

02/02/2009 18:40

Presidenti amerikan, Barack Obama i ka kerkuar sekretarit te Thesarit Tomothy Geithner qe te plotesoje nje pakete udhezimesh per bankat qe marrin para nga taksapaguesit.

“Nese nje banke ose nje institucion financiar do te marrin ndihma nga shteti, atehere duhet te plotesojne disa kushte”, ka pohuar Obama ne nje interviste per “NBC News”.

Presidenti amerikan eshte treguar kritik ndaj vendimeve te bankave qe marrin shperblime pavaresisht ndihmes qe po u jep qeveria. Sipas tij, disa banka nuk do t’ia dalin mbane per te dale nga kriza.

“Bankat, per shkak te keqmenaxhimit dhe per shkak te marrjes persiper te rreziqeve te medha, tani ndodhen ne nje pozicion shume cenueshem. Mendoj se neve do te na duhet te bejme me shume per te mbeshtetur sistemin financiar”, ka shtuar Obama.

Top Channel