Perfaqesuesi i larte i BE-se ne Kosove, Piter Feith, ai i misionit EULEX, Yves de Kermabon dhe shefi i misionit te OKB-se, Lamberto Zannier, pritet te kerkojne nje takim me autoritetet qeveritare serbe, per te diskutuar ceshtjet me interes te perbashket mes Kosoves dhe Serbise.

Takimi i nivelit te larte me zyrtaret serbe paralajmerohet se mund te zhvillohet brenda ketij muaji, sipas nderkombetareve. UNMIK po shqyrton mundesine e percaktimit te rolit ne bisedimet e paralajmeruara Prishtine-Beograd dhe pjesemarrjes ne keto takime.

Autoritetet ne Prishtine kane kerkuar nje prani me te fuqishme nderkombetare ne bisedime, duke perjashtuar UNMIK-un.

Top Channel