Mali i Zi, ne NATO ne vitin 2012

02/02/2009 15:35

Drejtori per planifikimin ne Aleancen Euro-Atlantike, Frenk Boland ka deklaruar se Mali i Zi mund te anetaresohet ne NATO ne vitin 2012.

Ne nje interviste per mediat malazeze, Boland ka nenvizuar se dizavantazh i Malit te Zi eshte se ka shume municione te vjetra te cilat duhen asgjesuar dhe se menyrat e stervitjes se trupave nuk jane sipas standarteve aktuale.

Megjithate, zyrtari i NATO-s ka vleresuar se vendi ka edhe aspekte pozitive. “Avantazh eshte se duke qene nje vend i vogel, Mali i Zi mund te perparoje shpejt ne kryerjen e reformave per anetaresim”, ka shtuar Boland.

Top Channel