Kosove, hapen pikat doganore ne Leposavic

02/02/2009 21:45

Ne porten kufitare numer 1 ne Leposavic, EULEX ka vendosur konteineret, ndersa kater doganiere te misionit evropian kryejne procedurat pergjate 24 oreve.

Ne kete menyre doganieret te EULEX-it kane shenuar hapin e tyre te pare per te vendosur autoritetin ne pikat doganore 1 dhe 31 ne veri te Kosoves, gati nje vit pas djegies se tyre nga rebelet serbe. 

Edhe objektet e tjera doganore tashme jane vendosur. Kamerat e sigurise gjithashtu, mirepo ende jane jashte funksionit pasi nuk eshte bere lidhja me qendren.

Niveli i sigurise ne keto pika duket se eshte i larte. Karabinieret italiane nen emblemen e EULEX-it si dhe trupat e KFOR-it mbajne nen kontroll gjithcka.

Doganieret nuk jane te autorizuar te flasin per procedurat e punes se tyre, por ne baze te deklaratave ne media keta kane filluar te bejne regjistrimin e mallrave qe hyjne ne territorin e Kosoves.

Maunet me mallra qe futen ne Kosove kane dy rruge, nese jane kontrabande mund te devijojne rrugen qe i con te pikat doganore ne hyrje te Mitrovices dhe mundesia eshte e madhe pasi jane ne mes 57 kilometra. Nese nuk jane kontrabande, atehere iu drejtohen ketyre pikave doganore ne rruge.

“Ka mundesi shtese qe te dijme cdo gje qe po hyn permes atyre dy pikave”, deklaron Adriatik Stavileci, zedhenes i doganave te Kosoves.

Edhe pse vendosja e autoriteteve doganore ne veri te Kosoves eshte ne fazen fillestare, kjo gje i ka shqetesuar lideret serbe. Ata kishin paralajmeruar zhvillimin e protestave ne pikat doganore 1 dhe 31, mirepo me pas duket se kane hequr dore.

Top Channel