Kosova, Rusia shpreson te kaloje dallimet me SHBA

02/02/2009 15:00

Rusia shprehet optimiste se do te rregulloje marredheniet me SHBA, pavaresisht dallimeve te spikatura ne disa ceshtje nderkombetare, mes te cilave edhe ajo e Kosoves.

Ambasadori rus ne OKB, Vitaly Churkin ka deklaruar se Moska zyrtare shpreson se me administraten e re te presidentit Barack Obama do te kete nje bashkepunim te frytshem.

“Ne shpresojme se do te kemi nje bashkepunim te frytshem me homologet amerikane, ne vecanti tani qe ka ardhur ne pushtet administrata e re. Ceshtja e Kosoves, lufta ne Gjeorgji dhe ajo ne Irak nxoren ne siperfaqe qendrime diametralisht te kunderta mes dy vendeve”, ka pohuar Churkin.

Top Channel