Presidenti i Kroacise Stipe Mesic eshte shprehur ne favor te idese qe Komisioni Evropian te marre pjese ne zgjidhjen e kontestit kufitar mes vendit te tij dhe Sllovenise.

“Ndermjetesuesit nuk do ta zgjidhin kontestin, por do te propozojne menyren per zgjidhjen e tij”, ka pohuar Mesic.

Presidenti kroat ka deklaruar gjithashtu se, eshte dicka logjike qe kontesti te zgjidhet me ndihmen e pales se trete, kur qendrimet mes Sllovenise dhe Kroacise jane diametralisht te kunderta.

Top Channel