Kolumbi, rebelet e FARC lirojne 4 pengje

02/02/2009 16:15

Forcat e Armatosura Revolucionare Kolumbiane kane liruar kater pengje, duke ua dorezuar ata nje misioni humanitar qe vepron ne Kolumbi.

Operacioni, i koordinuar nga Kryqi i Kuq, u shoqerua me polemika pas lajmit per nderhyrjen e ushtrise kolumbiane, veprim qe mund te kishte kompromentuar lirimin.

Burime nga dega lokale e Kryqit te Kuq bejne te ditur se kater pengjet e liruar jane nje ushtar dhe tre agjente policie.

Top Channel