Japoni, riaktivizohet vullkani ne malin Asma

02/02/2009 12:35

Nje vullkan i vjeter ne malin Asma prane Tokios eshte riaktivizuar duke hedhur ne ajer sasi te medha tymi dhe hiri ne nje zone prej 1.6 kilometrash.

Autoritetet thone se nuk ka viktima ne njerez apo deme materiale.

I vetmi shqetesim per banoret, qe jetojne ne zonat prane vullkanit, jane shtresat e medha te hirit qe kane gjetur ne mengjes siper makinave te tyre.

Rrjedha e jetes ne kete zone nuk ka ndryshuar, nderkohe qe rradhe te gjata makinash vihen re neper lavazhe.

Top Channel