Greqi, serish trazira ne Athine

02/02/2009 18:45

Pas perleshjeve te mengjesit ne portin e Pireut ne Greqi, perplasja e radhes midis forcave te policise dhe protestuesve ndodhi mbasditen e se henes ne sheshin perballe bashkise se Athines.

Sic raporton korrespondenti i Top Channel ne Athine, qindra banore kundershtojne prishjen e nje lulishteje dhe ndertimin ne vend te saj te nje parkingu, si dhe u perpoqen te nderpresin edhe mbledhjen e Keshillit Bashkiak te Athines.

Pasi u bllokuan nga forcat e rendit, perleshjet u spostuan ne sheshin perballe bashkise, ku disa qindra protestues qelluan me gure dhe shishe boje te kuqe policet qe u pergjigjen me gaz lotsjelles.Nje polic u plagos dhe dy protestues u derguan ne spital.

Top Channel