Mijera fermere nga Kreta udhetuan me anije ne drejtim te Athines per te protestuar ndaj politikave ekonomike te qeverise greke.

Stacioni i protestuesve ishte ndertesa e parlamentit, por ne portin e Pireut, ata u ndaluan nga policia.

Ruajtesit e rendit hodhen gaz lotsjelles per te shperndare turmen, ndersa nuk munguan edhe perleshjet trup me trup.

Gjate incidenteve, dy fermere u arrestuan dhe nje tjeter u transportua ne spital. Nga ana e saj qeveria nuk pranon te jape nje pakete financimi prej 100 milione eurosh per kete sektor.

Top Channel