Gjukanovic: Se shpejti marredhenie me Kosoven

02/02/2009 09:25

“Marredheniet diplomatike me Prishtinen do te vendosen ne nje te ardhme te afert”, ka deklaruar kryeministri malazez, Milo Gjukanovic, por pa percaktuar se me cilin model do te perfaqesohet.

Sipas tij, nuk eshte percaktuar ende nese nese perfaqesimi do te te jete ne nivel ambasadash, nepermjet institucionit te ambasadorit resident, apo jorezident, apo ne ndonje menyre tjeter.

“Rajoni eshte nje prej prioriteteve tona dhe Kosoves do t’i vije radha”, ka thene Gjukanovic ne nje interviste per agjencine Beta.

Kryeministri malazez ka perseritur interesimin e Podgorices qe malazezet ne Kosove te trajtohen si shqiptaret e Malit te Zi dhe qe te permiresohet kthimi i refugjateve ne pronat e tyre.

Top Channel