Gaddafi zgjidhet lideri i ri i Unionit Afrikan

02/02/2009 13:35

Lideri libian Muammar Gaddafi eshte zgjedhur kryetari i Unionit Afrikan, organizates qe perbehet nga 53 shtete. 

Kolonel Gaddafi u zgjodh ne kete post nga delegatet ne samitin e Unionit ne Etiopi.

Sipas nje zedhenesi, Gaddafi u zgjodh pas nje votimi me dyer te mbyllura nga kreret e shteteve anetare dhe do te qendroje ne kete detyre per nje vit.

Gaddafi do te zevendesoje presidentin e Tanzanise, Jakaya Kikwete. Disa prej delegateve te pranishem ne samit thane se ishin cuditur me zgjedhjet e Gaddafit.

Top Channel