Bisedimet teknike, Zannier do takoje kreret kosovare

02/02/2009 10:50

Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier ka marre nje sere rekomandimesh nga OKB, per procesin e bisedimeve teknike mes Prishtines dhe Beogradit.

Zannier pritet t’ua beje ato te ditura krereve kosovare gjate bisedimeve qe do te zhvilloje keto dite me ta. Zedhenesi i UNMIK-ut Aleksander Ivanko ka deklaruar se takimet do te mbahen gjate kesaj jave si me lideret vendore, edhe perfaqesuesit nderkombetare.

Ata do te diskutojne per mundesine e fillimit te bisedimeve me Beogradin rreth gjashte pikave te raportit te sekretarit te pergjithshem, Ban Ki Moon.

Ne Nju Jork ndodhej dhe ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic, i cili deklaroi se mes te tjerash do te diskutonte edhe per planin per bisedimet teknike.

Top Channel