Algjeri, sekuestrohen 10 tonelata eksploziv

02/02/2009 15:30

Policia e qytetit te Algjerit ka zbuluar dhe sekuestruar 10 tonelata eksploziv gati per t’u perdorur nga dega e Al Kaedes ne Algjeri.

Mediat lokale njoftojne se agjentet zbuluan 5 tonelata tritol dhe 5 te tjera acidi nitrik, ne nje qyteze rreth 100 kilometra larg kryeqytetit.

Zona ne fjale, Tihacadine, konsiderohet si nje bastion i organizates Grupi per Predikim dhe Luftim, e afert me rrjetin terrorist te Osama bin Laden.

Policia u informua mbi vendndodhjen e eksplozivit nga kryeterroristi Ali Ben Touati, nje veteran i grupeve guerrilase ne Afganistan, i vetedorezuar kohet e fundit.

Depozita ishte ndertuar nga terroriste te ardhur nga Afganistani dhe Iraku dhe eksplozivi do te perdorej kryesisht per atentate kamikaze.

Top Channel