Kenia, vellai i Barak Obama-s arrestohet per droge

01/02/2009 10:55

Xhorxh Obama, vellai nga babai i presidentit te ri amerikan, Barak Obama, eshte arrestuar ne Nairobi te Kenias me akuzen e zoterimit te marijuanes.

Vete shefi i policise e pranoi se Xhorxh nuk eshte trafikant droge, por sidoqofte, eshte gjetur me shkelje, sepse mbante me vete lenden e ndaluar narkotike. Ndonese kane nje baba, Presidenti i Shteteve te Bashkuara dhe Xhorxh Obama nuk jane takuar vecse dy here gjate jates se tyre.

20 vjecari Obama nuk i pranon akuzat dhe pretendon se policia erdhi dhe e mori ne shtepi, ndersa ai vete nuk dinte arsyet perse po e prangosnin. Muaj me pare, Xhorxh tha per “Vanity Fair” se e kishte takuar gjysme-vellain e tij te famshem vetem nje here kur ishte 5 vjec dhe heren e dyte e te fundit, kur Barak Obama vizitoi Afriken Lindore ne 2006-en.

20 vjecari rrefeu se takimet kishin qene teper te shkurtra, e sic shpjegonte ai, kish qene tamam sikur te takonte nje njeri krejtesisht te huaj, me te cilin nuk e lidhte asgje.

Top Channel