Tirana fiton 4-2 derbin me Dinamon

31/01/2009 19:10

Tirana ka fituar me rezultatin 4-2 derbin kryeqytetas me Dinamon, duke siguruar keshtu vendin e dyte ne tabelen e klasifikimit te Superliges dhe duke rekuperuar tre pike ndaj Vllaznise kryesuese qe ka humbur sot ne Peqin kunder Shkumbinit vendas.

Ndeshja ka nisur e shpejte, me tre gola ne 10 minutat e para. Sefa ka kaluar blute ne avantazh ne te 7-ten. Memelli ka barazuar 60 sekonda me vone, e ne minuten e 10-te Plaku i ka rikthyer avantazhin kampioneve ne fuqi. Loja ka vazhduar e qete deri ne minuten e 58-te kur Agolli ka barazuar rezultatin dhe i ka hapur rruge permbysjes se tij. Ne minuten e 77-te Memelli i ka dhene avantazhin Tiranes, nderkohe qe loja ka marre ngjyra te shemtuara 3 minuta me vone. Per nje konflikt banal, Brahja e kapiteni i Tiranes Muka jane ndeshkuar me karton te kuq duke i lene te dy ekipet me 10 lojtare. Gjashte minuta me pas, portieri dinamovit Kotorri, si lojtar i fundit, ben nje nderhyrje te gabuar jashte zones se rreptesise, dhe detyrohet gjithashtu te lere fushen e lojes. Me asnje zevendesim ne dispozicion, roli i gardianit kalon ne duart e mesfushorit Poci, i cili qe ne rastin e pare tregon paaftesi, duke pesuar golin e katert nga nje goditje denimi pa asnje pretendim e Xhafes.

Me kete humbje Dinamo mbetet ne vendin e trete ne klasifikimin e Kampionatit Kombetar. Ne ndeshjet e tjera te luajtura sot ka spikatur rikthimi i Partizanit te fitorja, ndaj Bylisit.

Top Channel