Pasi ka perfunduar deshmine e tij ne gjykaten e Hages kunder ish-zyrtarit te larte te policise se Serbise Vlastimir Gjorgjevic, publicisti Veton Surroi eshte kthyer ne Prishtine.

Ne nje konference per shtyp ne aeroportin e Prishtines, Surroi theksoi se ekziston nje paradoks per sa i perket ceshtjes se Kosoves ne gjykaten e Hages.

“Duhet te theksohet se ekziston nje paradoks per ceshtjen e Kosoves. Ndersa po fillon nje proces i ri per krimet ne Kosove, nuk kane perfunduar disa ceshtje te tjera. Kosova po shkon ne gjykate per te kontestuar pavaresine e saj. Kjo tregon nje aktivitet qe synon pengimin e implementimit te pavaresise”, ka pohuar Surroi.

Nga ana tjeter, ai ka kritikuar institucionet e Kosoves, te cilat sipas tij kane bere pak ne paraqitjen e krimeve te luftes para Hages.

“Dua te them se ajo qe eshte bere deri me sot eshte bere nga individe jashte institucioneve”, eshte shprehur publicisti i njohur.

Gjate deshmise dy ditore ne gjykaten e Hages, Surroi ka folur ne menyre te hollesishme rreth gjenocidit dhe dhunes qe forcat serbe kane kryer ne Kosove. Ai ka dhene detaje se si forcat policore kane vrare dhe kane debuar shqiptaret nga shtepite e tyre.

Ish-gjenerali Vlastimir Gjorgjevic, i cili akuzohet per vrasje dhe keqtrajtim te civileve shqiptare, eshte i akuzuari i fundit qe do te perballet me procesin gjyqesor ne Hage, per krimet e kryera gjate luftes se fundit ne Kosove. Gjorgjevic mund te marre denim me burgim te perjetshem nese ai shpallet fajtor.

Top Channel