Somalia zgjedh president nje lider te moderuar

31/01/2009 10:00

Parlamenti i tranzicionit ne Somali ka zgjedhur si president liderin e opozites islamike te moderuar, sheikun Sharif Ahmed.

Ai eshte drejtuesi i Aleances per clirimin e ri te Somalise dhe fitoi ne nje votim te fshehte te parlamentit ndaj kundershtarit te tij, djalit te ish-presidentit Mohamed Siad Barre.

Kreu i ri i shtetit premtoi t’i jape fund luftes civile ne vend, te arrije paqen me shtetet fqinje dhe te qeverise me ndershmeri dhe drejtesi. Votimet u mbajten ne Xhibuti, per shkak te gjendjes se pastabilizuar ne Somali, ku milicia islamiste kontrollon shumicen e vendit.  

Top Channel