SHBA, rrezohet avioni turistik, 6 te vdekur

31/01/2009 19:25

Gjashte persona ne bordin e nje avioni turistik kane humbur jeten ne Virxhinian Perendimore, pasi mjeti fluturues u rrezua per shkak te mungeses se karburantit.

Piloti i avionit “Piper PA-34” kishte informuar kontrolloret e fluturimit pak para incidentit, se kishte pak karburant ne serbator.

Avioni u rrezua teksa ndodhej 3 mije metra larg aeroportit prej nga u ngrit ne ajer, prane kufirit me Ohajon dhe Kentakin. Kur kane mberritur ne vendngjarje, skuadrat e shpetimit nuk kane gjetur te mbijetuar.

Top Channel