Rakete nga Gaza ne jug te Izraelit

31/01/2009 10:00

Armepushimi mes Hamasit dhe Izraelit po duket gjithnje e me shume i brishte.

Nje rakete e leshuar nga Rripi i Gazes ka shperthyer serish sot ne jug te Izraelit, prane qytetit Ashkelon, njoftoi ushtria e Tel Avivit.

Nuk raportohet viktima, ndersa raketa ra ne nje fushe. Ky eshte sulmi i trete nga Gaza qe pas deklarimit te armepushimit me 18 janar.

Izraeli zhvilloi nje ofensive trijavore ne Gaza per te ndalur gjuajtjen e raketave drejt qyteteve te tij.

Top Channel