Premier League kerkon merkato te hapur pergjithmone

30/01/2009 20:55

Liga Angleze e Futbollit mund te sfidoje FIFA-n dhe UEFA-n per ta mbajtur te hapur merkaton dimerore te lojtareve.

Nje vendim perfundimtar ne lidhje me kete ceshtje pritet te merret diten e enjte pasi do takohen perfaqesuesit e shoqerive dhe ata te federates. Nese palet bien dakort, atehere merkatoja e futbollisteve do qendroje e hapur gjate gjithe vitit.

Ky devijim i Premier League nga rregullat nderkombetare ka marre shtyse nga rasti me i fundit ne klubin e Newcastle. Portieri Shay Given prej kohesh ka ngritur zerin, duke kerkuar qe drejtuesit ta lene te lire te largohet per tek Manchester City. Te njejten gje ka bere edhe N’Zogbia, i cili ka nisur nje debat me trajnerin Joe Kinnear, pasi kerkon te largohet.

Ky projekt parashikon zbutjen e marredhenieve mes lojtareve dhe shoqerive qe kohet e fundit jane bere mjaft te ashpra. Por kjo hipoteze veshtire se mund te mbeshtetet nga kreu i UEFA-s, Michel Platini.

Top Channel