KE: Maqedonia te zhvilloje zgjedhje te lira

30/01/2009 12:15

Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes apelon per zgjedhje te lira ne Maqedoni.

Nje mision vezhgues do te dergohet ne vendin ballkanik gjate kohes se mbajtjes se zgjedhjeve vendore dhe presidenciale ne muajin mars.

Kryetarja e Keshillit te Evropes, Lui Maria de Puc, shpreson se kesaj here nuk do te perseriten parregullsite e shenuara ne zgjedhjet e kaluara dhe zgjedhjet te mbahen sipas standardeve evropiane. Ajo kerkoi qe partite politike dhe qeveritaret te angazhohen qe zgjedhjet te jene te lira.

Top Channel