Debate te ashpra kane karakterizuar seancen e kuvendit te Kosoves, ku u diskutua per raportin e punes njevjecare te qeverise.

Pasi kryeministri Thaci ekspozoi arritjet me te medha gjate nje viti ku si sukses me i madh u permend menaxhimi i shpalljes se pavaresise, shefat e grupeve parlamentare te partive opozitare nuk i kursyen kritikat.

“Qeveria menaxhoi sfiden me te rendesishme te historise, duke permbyllur me sukses ambicjet per liri dhe pavaresi, duke respektuar vullnetin e popullit te Kosoves”, tha Thaci.

Qeveri e mashtrimeve e cilesoi perfaqesuesi i AAK-se ne kuvend Ardian Gjini qeverine, duke numerur deshtime ne shume fusha “Nuk ka asnje lufte kunder korrupsionit, ajo po kthehet ne retorike”, u shpreh Gjini. Ndersa ndersa shefi i grupit parlamentar te AKR-se, Ibrahim Makolli e ka quajtur qeveri e vonesave, duke e kritikuar per faktin se nuk ka arritur te ndertoje institucionet e reja, si sherbimin inteligjent, Gjykaten Kushtetuese, Keshillin e sigurise kombetare etj. “Ka pasur vonesa te pajustifikueshme per ndertimin e ministrise se Jashtme dhe sherbimit diplomatik. Jane dashur 4 muaj per zgjedhjen e nje zv/ministri”, tha Makolli.

Kritikat nuk kane munguar as nga  pjesetare te komunitet serb. Nje nga ceshtjet me te rendesihme qe u diskutua edhe ne kete seance ishte ngecja e njohjeve te reja dhe mungesa e lobimit nga shteti i Kosoves. Por puna e qeverise eshte mbeshtetur nga partnerja e koalicionit qeverises, Lidhja Demokratike.

Top Channel