Butragueno shikon Perez ne krye te Realit

30/01/2009 19:50

Ish sulmuesi legjendar i Real Madrid, Emilio Butragueno mendon se Florentino Perez do t’i fitoje lehtesisht zgjedhjet per postin e presidentit te Real Madrid.

“Perez eshte i favorizuar sepse eshte nje njeri i jashtezakonshem dhe per mua ka qene nje privilegj puna me te”, shprehet ish sulmuesi. Eshte nje profesionist i niveleve te larta dhe do fitoje me distance te madhe pasi per momentin gezon shume mbeshtetje ne ambientet e shoqerise”, thekson Butragueno.

Ne vijim, ish lojtari madrilen la te hapur mundesine e nje bashkepunimi te mundshem me Perez nese ky i fundit merr presidencen, por nuk mendon qe te marre drejtimin e skuadres ne nje te ardhme. “Real Madrid eshte shtepia ime dhe i detyrohem gjithcka, por pavaresisht kesaj eshte shume e veshtire qe ta shikoj veten si nje kandidat te ardhshem per president”, thekson Butragueno.

Top Channel