Kryeministri, Hashim Thaci, deklaroi se qeveria e drejtuar prej tij ka hedhur hapa te rendesishem, ndersa premtoi se bashke me kabinetin e tij do te punoje me shume ne te mire te vendit.

Duke raportuar punen e qeverise ne kuvend, shefi i kabinetit, theksoi se tashme eshte tejkaluar mentaliteti i se kaluares, gjendja kaotike dhe eshte rritur fryma e bashkepunimit.

“Kosova po behet nje shtet i zhvilluar ekonomikisht, i perkushtuar drejt integrimit evropian”, u shpreh Thaci.

Deklaratat e Thacit pritet qe te kundershtohen ashper nga opozita ne seancen e sotme parlamentare te Kosoves.

Top Channel