Rrembehet nje anije cisterne ne Somali

29/01/2009 14:50

Piratet somaleze kane sekuestruar nje anije cisterne gjermane ne Gjirin e Adenit.

Lajmin e bejne te ditur burime nga nje ent asistence lundrimi nga Nairobi ne Kenia. Anija gjermane qe transportonte nafte, eshte e treta e sekuestruar ne keto ujera brenda me pak se nje muaji.

Ne bordin e anijes ndodheshin 13 pjesetare te ekuipazhit, 12 filipinas dhe nje indonezian.

Top Channel