Punonjesit ne greve, paralizohet Franca

29/01/2009 09:10

Punonjesit e sektorit publik dhe privat ne France do te zhvillojne nje greve njeditore per t’i kerkuar qeverise me shume veprim ne mbrojtje te vendeve te punes dhe te pagave.

Qindra punonjes do te marshojne ne rruge, duke pezulluar transportin, sherbimin ne spitale dhe shkollat. Shtypi e ka cilesuar diten e sotme si e enjtja e zeze, c’ka ka gjetur edhe mbeshtjen e shumices se francezve dhe sindikatave kryesore.

Protestuesit kundershtojne klimen e keqe ekonomike ne France, qe sipas tyre ka ardhur si pasoje e menyres jo te mire te menaxhimit prej qeverise.

Sic parashikohet, kjo greve do te godase jo pak Francen, nje vend ku papunesia parashikohet te arrije ne 10 % vitin e ardhshem.

 

Top Channel