Edhe pse kishin paralajmeruar se nuk do te marrin pjese ne zgjedhjet presidenciale te 22 marsit, dy subjektet me te medha shqiptare ne Maqedoni, Bashkimi Demokratik per Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), kane nderruar vendimet e tyre.

BDI dhe PDSH, ne kuvendet e jashtezakonshme qe i mbajten te marten ne mbremje, promovuan kandidatet e tyre presidenciale.

Partia e Ali Ahmetit, BDI ka vendosur qe ne zgjedhje te marre pjese me Agron Buxhakun, anetar i larte ne kryesine qendrore dhe ish-minister ne periudhen 2002-2006.

Ndersa partia opozitare e Menduh Thacit, PDSH ka caktuar profesoreshen e universitetit Mirushe Hoxha.

Nderkohe, pjesemarrjen ne zgjedhjet presidenciale e kane paralajmeruar edhe Partia Demokracia e Re qe te garoje me kandidaturen e Imer Selmanit dhe partia me e vjeter e shqiptareve te Maqedonise, Partia per Prosperitet Demokratik (PPD) qe do ta mbeshtese Nevzad Halilin.

Top Channel