Paguajne 155 mije dollare per nje qen te klonuar

29/01/2009 11:45

Nje cift nga Florida, qe kishin paguar 155 mije dollare per te klonuar qenin e tyre labrador, kane marre kete jave nga Azia kopjen e kafshes.

Ata kishin marre kampione ADN-je nga qeni pese vjet me pare, me shpresen qe ta riprodhonin ate. Qeni me emrin “Sir Lancelot” kishte ngordhur nje vit me pare ne moshen 11-vjecare dhe ne korrik cifti mori pjese ne nje ankand te organizuar nga nje kompani kaliforniane per te klonuar 5 qen.

Qeni i klonuar u prodhua ne nje laborator ne Korene e Jugut dhe tani ndodhet ne duart e ciftit. Klonimi eshte kritikuar nga nje shoqate per mbrojtjen e kafsheve, sipas se ciles ai s’mund te zevendesoje personalitetin unik te nje kafshe.

Top Channel