Dy persona jane arrestuar ne Maqedoni pasi dyshohen se kane rrembyer kryetarin e bashkise se Ohrit dhe shoferin e tij.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave vete kryebashkiaku dhe shoferi i tij e kane denoncuar ngjarjen nje muaj me vonese.

Sipas burimeve, dyshohet qe rrembimi te jete bere per shkak te nje borxhi prej 15 mije eurosh qe kryebashkiaku u detyrohej pengmarresve.

Burimet saktesojne me tej se ngjarja e ndodhur nje muaj me pare erdhi pas nje sulmi qe pengmarresi i beri kryebashkiakut ne shtepine e tij, pasi arriti te neutralizonte shoferin. Hetimet e policise vazhdojne per te hedhur me shume drite mbi ngjarjen.

Top Channel