Obama: Do te marrim vendime te veshtira

29/01/2009 12:25

Pas ekonomise presidenti Obama i eshte perkushtuar ceshtjeve te sigurise. Ai eshte takuar me ushtaraket e larte ne Pentagon dhe ka diskutuar me ta ceshtjet qe lidhen me angazhimin amerikan ne Irak dhe Afganistan.

“Ne do te marrim disa vendime te veshtira qe kane te bejne me Afganistanin dhe Irakun”, u shpreh Obama.

Synim i tij, duket se eshte shtimi i trupave ne Afganistan dhe terheqja e tyre nga Iraku, lufte per te cilen shumica e amerikaneve ka qene kunder.

Perqendrimi i administrates Obama ndaj Afganistanit eshte e ndryshme nga administrata e ish-presidentit Bush.

Para se te merrte detyren, Obama kerkoi largimin e trupave nga Iraku brenda 16 muajve.

Menyra e trajtimit te ketyre ceshtjeve dhe performanca e deritanishme e presidentit te ri, te bejne te kuptosh se ai po ve theksin me shume te diplomacia.

Top Channel