FSK, ndoshta pjese e misioneve te NATO-s

29/01/2009 10:30

Ndonese nuk eshte ushtri, nuk perjashtohet mundesia qe FSK te marre pjese ne misione ushtarake nderkombetare te NATO-s.

Lajmin e ka bere te ditur zedhenesi i Aleances, Xhejms Apathurai ne nje interviste per mediat gjermane. Sipas tij, punet per konsolidimin e FSK-se, po shkojne mire.

Ai ka siguruar se kriteret e pranimit jane ne perputhje me standardet e duhura nderkombetare dhe po perzgjidhen personat qe i plotesojne ato. “Aleanca po merr pjese ne perzgjedhjen e personave dhe KFOR-i do te siguroje mbeshtetje gjate gjithe kohes se transferimit te kompetencave te tij”, tha Apathurai.  

Zedhenesi i NATO-s tha se forca do te jete multietnike dhe pjesetareve serbe u eshte garantuar edhe perdorimi i gjuhes serbe. FSK perbehet nga 2500 persona dhe do te perballet me situata emergjente civile.

Top Channel