Pasi pengoi hyrjen e Maqedonise ne NATO, Greqia ka kercenuar se fundmi edhe Kroacine, duke paralajmeruar se nuk do te miratoje kapitullin e jurisprudences per procesin e integrimit te vendit ne BE.

Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, sipas te cilave shkak i kesaj sjelljeje te Athines zyrtare eshte bere njohja e pakices maqedonase nga Zagrebi, i cili gjithashtu pranon edhe autoritetin e Kishes Ortodokse Maqedonase.

Nga ana tjeter, Greqia vazhdon te ashpersoje qendrimin e saj ndaj Maqedonise, duke mohuar kategorikisht identitetin e saj.

Top Channel