Kroacia eshte tronditur nga nje skandal diplomatik. Ministria e Jashtme ka zbuluar se ambasadori kroat ne Libi, duke perfituar nga imuniteti diplomatik ka shperblyer punetoret e filialeve te firmave kroate ne kete vend me alkool.

Ne fakt alkooli eshte i ndaluar te shitet ne Libi, prandaj kjo nuk eshte pritur mire nga qeveria vendase. Sipas gazetes kroate “Vecernje Novosti”, skandali doli ne drite, pasi sasia e porositur e pijeve ishte shume e madhe, ndersa ambasadori kishte shfrytezuar dyqanet Duty free per te blere alkoolin.

Ai u shperndau punonjesve 514 litra pije alkoolike, me shume se 600 litra bire, si dhe disa litra vere. Per kete ngjarje eshte informuar edhe presidenti kroat, Stipe Mesic.

Ambasadori kishte mbajtur per vete 25 perqind te alkoolit te importuar.

Top Channel