Shkence, hidhet hapi i pare drejt teletransportit

28/01/2009 19:50

Dy grupe shkencetaresh nga universitetet e Merilend dhe Micigan ne SHBA, kane vertetuar se teletransporti nuk mund te jete edhe per shume kohe nje utopi.

Ata arriten te teletransportojne karakteristikat e nje atomi A tek nje tjeter atom B ne distance 1 meter. Atomi A eshte sjelle ne nje gjendje kuantike duke e bombarduar me impulse mikrovalesh. Me pas, atomet jane goditur me impulset e rezeve lazer, duke leshuar secili nga nje foton. Fotoni A i ardhur nga nje atom ne gjendje kuantike kishte nje informacion te ndryshem nga fotoni B ne gjendje jo kuantike. Pas ketij eksperimenti, shkencetaret zbuluan se atomi B kishte fituar veti te atomit A. Kjo eshte sinteza e thjeshtezuar e eksperimentit.

“Ne te shkuaren ishin perfituar fenomene teletransporti mes fotoneve dhe atomeve por gjithmone me nderhyrjen e nje elementi te trete nga jashte. Kete here teletransporti eshte i paster dhe i realizuar nga dy atome pa asnje ndihme”, shprehet shkencetari Christopher Monroe.

Rezultati i ketij studimi eshte publikuar ne revisten “Science” dhe sipas studiuesve, kjo i hap rrugen ndertimit te rrjeteve me memorie te medha kuantike. Gjithashtu, zbulimi mund te ndihmoje punen per ndertimin e kompjuterave te ardhshem kuantike. Keta lloj kompjuterash jo vetem qe mund te jene shume here me te fuqishem se ata qe perdorim aktualisht, por edhe shume here me te shpejte.

Top Channel