Samit ne Davos, Xhibhao dhe Putin fjalimet e para

28/01/2009 12:10

Udheheqesit boterore u mblodhen ne Davos të Zvicres në Forumin Ekonomik Boteror.

Kryeministri kinez, Uen Xhiabao dhe kryeministri rus, Vladimir Putin do te mbajne fjalime ne diten e pare te samitit qe ka si teme; “T’i japim forme botes pas krizes”.

Sipas nje sondazhi te publikuar, udheheqesit boterore besojne se do te duhen tre vjet per t’u sheruar nga pasojat e krizes.Rreth 2500 të ftuar, perfshire edhe drejtues të bankave të medha si dhe 40 krere shtetesh dhe qeverish- një numer rekord- do t’i bashkohen diskutimeve për krizen ekonomike, varferine, energjine, ndryshimeve klimaterike dhe tregun e lire.

Top Channel