Rabinati i Izraelit: Stop marredhenieve me Vatikanin

28/01/2009 11:20

Rabinati i Izraelit ka nderprere marredheniet zyrtare me Vatikanin.

Lajmin e ka bere te ditur e perditshmja “Jerusalem Post”, e cila shton se rabinati ka anuluar edhe nje takim te planifikuar ne Rome ne daten 2 dhe 4 mars me Komisionin e Selise se Shenjte, per raportet me hebrenjte.

Ne nje leter derguar presidentit te komisionit, kardinalit Walter Casper, drejtori i pergjithshem i Rabinatit, Oded Weiner  shkruan se pa u kerkuar nje ndjese publike dhe terheqje te deklarateve te meparshme do te jete e veshtire, rivendosja e dialogut.

Top Channel