Serbia u ka kerkuar rreth 80 vendeve, te cilat ende nuk e kane njohur Kosoven, qe ta mbeshtesin ne procesin ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ku do te trajtohet ligjshmeria e pavaresise se Kosoves.

Ne nje leter te ministrit te Jashtem, Vuk Jeremic, nga 80 vendet, mes te cilave edhe Rusia, kerkohet qe t’ia paraqesin me shkrim gjykates qendrimin e tyre zyrtar lidhur me shpalljen e pavaresise se Kosoves.

“Ju ftoj qe ta konsideroni parashtrimin e nje deklarate me shkrim ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, duke shprehur qendrimin zyrtar te vendit tuaj per kete ceshtje me rendesi absolute para 17 prillit”, eshte shprehur Jeremic.

Top Channel