Irani: SHBA te kerkoje falje per krimet

28/01/2009 10:55

Presidenti iranian ka mirepritur mundesine e ndryshimit te politikes se jashtme amerikane, por ka kerkuar me pare nje falje per krimet e te kaluares, qe SHBA ka kryer ndaj Iranit.

“SHBA ka qene kunder iranianeve ne 60 vjetet e fundit”, eshte shprehur Mahmud Ahmadinexhad gjate nje fjalimi ne rajonin perendimor, Khermenshah.

“Ata qe flasin per ndryshim, duhet t’i kerkojne falje iranianeve dhe te perpiqen te riparojne krimet e se kaluares”, shtoi presidenti. Nje dite me pare presidenti Obama i shtriu Iranit doren e miqesise, nese ai do te hape grushtin.

Nje nje interviste per televizionin Al Arabia, Obama theksoi mundesine e zbutjes se politikes amerikane ndaj Iranit. “Kur ata thone se duan te bejne ndryshime, kjo ndodh ne dy menyra. Ne rastin e pare ndryshimi mund te jete thelbesor dhe efektiv, ndersa ne te dytin mund te ndryshoje vetem taktika. Nese domethenia e ndryshimit eshte menyra e dyte, kjo do te mesohet shume shpejt”, tha Ahmadinexhad.

Top Channel